Site icon Telegrafi

Bujare Abazi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares në Bashkinë e Shkupit

Bujare Abazi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares në Bashkinë e Shkupit.

Ajo sot në konferencë për shtyp njoftoi se ASH nuk do të udhëheq më me këtë post.

“Kryetarja e qytetit te Shkupit iu dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar qytetarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti. Me vendosjen e dy drejtorëve nga anëtarët e partisë tjetër ajo faktikisht ka dërguar një porosi ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushate”, tha Bujare Abazi.

Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, ASH mbetet pa asnjë pozitë në Bashkinë e Shkupit.

Exit mobile version