Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot bëri të ditur se ka në plan të kontaktojë familjarët e viktimave të autobusit në BUllgari.
“Sot planifikoj të kontaktoj familjet për shkak se dëshiroj ta di se çfarë janë pritjet e tyre sa i përket transportimit së trupave dhe procedurat më tej”, tha Osmani.
Ai tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe se po bëhen përgatitjet dhe planet për transportimin e trupave.
“Nuk mund ta dimë se kur saktë do të jetë transportimi i trupave për shkak të identifikimit të viktimave”, tha Osmani./Telegrafi/