Telegrafi

Bujar Osmani pritet të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër dy

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sipas burimeve të gazetës ‘Koha‘, duket të jetë kandidati më serioz për bartës të listës së deputetëve të bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë e dytë zgjedhore.

Sipas burimeve, Osmani është afër të përzgjidhet për bartës nga Kryesia qendrore dhe kryetari Ali Ahmeti, sidomos pas ndasive dhe lotimeve të shumta për tre-katër emra për bartës.

Deri më 10 mars është afati i dorëzimit të listave për deputetë, kështu që partitë politike në Maqedoni kanë afat edhe një javë për emrat konkret për deputetë.

Zgjedhjet e 12 prillit janë zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe vinë si pasojë e mosmarrjes së datës për fillim të bisedimeve ndërsa për t’u zbatuar këto zgjedhje, më 3 janar u formua Qeveria teknike ku merr pjesë edhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/