Katër partitë më të mëdha duhet t’u kthehen rrugëve të bisedimeve për të gjetur konsenzus dhe për t’i hapur rrugën zgjidhjes së krizës, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Raporti i Pribes, me agjendën e reformave është bazë e mirë për të arritur në fazën e zgjedhjeve kredibile. Kjo qeveri është fokusuar në atë agjendë dhe është mirë që edhe opozita ta pranojë atë. Në rast se nuk caktohet data e zgjedhjeve, atëherë si datë do mbetet 2018’, tha Osmani.
Nëse kjo kupton edhe kthim të Gruevskit si kryeministër, Osmani deklaroi se për momentin po punohet për normalizimin dhe stabilitetin e vendit. Lidhur me qeverinë teknike, Osmani përmendi sipas së cilit, ‘qeveria teknike krijohet 100 ditë përpara zgjedhjeve’.