Site icon Telegrafi

Buja: Specialja mund t’më ketë ftuar për të marrë informacione për eprorët e UÇK-së (Video)

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja do të udhëtojë në Hagë me 17 korrik si i ftuar nga Gjykata Speciale.

Buja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se bashkë me PDK-në e Lipjanit qysh në atë kohë kishe dërguar shkresa në Kuvend që kjo Gjykatë të mos themelohej sepse ishte e njëanshme.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës dhe do të udhëtoj në Hagë, por varësisht nga konsultimet me avokatin, do të vendosi nëse do të përgjigjem apo mbrohem në heshtje pasi gjykata e parasheh edhe mundësinë e mbrojtjes në heshtje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandati i Zonës Operative të Nerodimes dyshon se ftesa ndaj tij ka të bëj me informacionet që u nevojiten hetuesve për të kompletuar ndonjë akuzë për ndonjë eprorë të UÇK-së se sa ndonjë hetim ndaj tij.

“Ne kemi kaluar një proces në Hagë. Në zonën time nuk ka pasur diçka të veçantë për të cilën janë pyetur tjerët edhe nga EULEX-i. Edhe pse në ftesë mua më shkruan se dyshohem për një krim”.

Ish-deputeti i PDK-së thotë se Serbia është duke shpenzuar miliona për të gjetur diçka që të akuzojë komandantët e UÇK-së.

“Haga është në fazën e mbledhjes së deklaratave, dokumenteve…As vetë prokurorët nuk e dinë për momentin kush do të jetë i akuzuar. Unë nuk besoj se mund të akuzohem sepse e njoh veten”, tha ndër të tjera Shukri Buja./Telegrafi/

Exit mobile version