Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot do të rrëzohet qeveria.
Buja i bëri këto komente në kohën kur po mbahet mbledhja e Këshillit drejtues të PDK-së.
“Sot do të rrëzohet Qeveria”, u shpreh Buja për Telegrafin.
Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ditë më parë ka thënë se Qeveria aktuale nuk është funksionale dhe ka sugjeruar të shkohet në zgjedhje të parakohshme