Site icon Telegrafi

Buja: PDK nuk do ta votojë demarkacionin (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se subjekti që përfaqëson nuk do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai këtë e lidhi me vendimin e PDK-së në Konventë, që demarkacionin ta votojnë nëse kanë konsensus.

“Ky është qëndrimi i PDK-së dhe konsensusi nacional, në këtë rast në Kuvend, nënkupton edhe partitë opozitare”, ka thënë ai.

Për idenë e grupit të LDK-së që fillimisht të votohet e më pas të lihet mundësia e korrigjimit të marrëveshjes, ai tha se kjo është ide e vjetër, pasi dy vite më parë këtë e kishte propozuar bashkëpartiaku i tij, Shaip Muja.

Buja shpreson që të mërkurën, mocioni i iniciuar nga opozita do ta rrëzojë qeverisjen e Isa Mustafës.

“Unë shpresoj që Qeveria të bije të mërkurën. Madje, shpresoj që deri të mërkurën, dy partnerët e koalicionit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, të bisedojnë seriozisht për gjendjen e krijuar, për mocionin, sepse nuk ka asnjë logjikë me këtë koalicion. Pra, le të merren vesh që Mustafa të japë dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Buja beson akuzon subjektin që përfaqëson se ka kuadro të shpenzuara, ndërsa përkundër asaj që është i akuzuar ai pret që të jetë në listat e PDK-së. /RTV D/Telegrafi/

https://youtu.be/Nyp6NP4kOJ4

Exit mobile version