Telegrafi

Buja: Me PDK-në ka përfunduar, kalimi në Nisma nuk ishte rastësi

Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja nga sot zyrtarisht i është bashkuar Nisma për Kosovën, duke braktisur kështu PDK-në.

Në një konferencë për media, Buja theksoi se deri tek ky vendim ka ardhur pas mbylljes së të gjitha shtigjeve nga subjekti në të cilin ishte.

“Unë sot jam përcaktuar pas një periudhe të gjatë të veprimit tim në një subjekt tjetër, jo lehtë, por pas mbylljes së të gjitha shtigjeve unë sot e gjeta një shteg të ri, e gjeta vendin tek bashkëveprimtarët e mi”, ka thënë Buja.

Ai ka thënë se nuk është rastësi që iu bashkua Nismës, pasi që sipas tij ai këtu ka gjetur bashkëveprimtarët e tij.

Buja ka thënë se nuk do të merret me subjektin të cilit i ka takuar, duke thënë se me PDK-në do të komunikojë vetëm në cilësinë e anëtarit të Nismës. /Telegrafi/