Site icon Telegrafi

Buja: Nuk do ta votojë buxhetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka bërë me dije për “Epokën e re”, se nuk do ta votojë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2017.
“Nuk do ta votoj buxhetin për arsye se kam pakënaqësitë dhe vërejtjet e mia substanciale sa i përket nenit 24 të kufizimi i fondit për pensione të veteranëve, pastaj huamarrja dhe mënyra e rritjes së buxhetit, rritja e borxhit publik si dhe kamuflimi buxhetor nëpërmjet huamarrjes, duke i rritur investimet kapitale për 300 milionë, kurse nga buxheti që janë 408 milionë për investime, ndërsa subvencione dhe transferimet janë 450 milionë euro. Po ashtu ka planifikime të linjave pa adresime. Thjesht investimet për zhvillim ekonomik kanë rënë e janë rritur shpenzimet”, ka thënë Buja. /Telegrafi/

Exit mobile version