Prishja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan nuk e ka befasuar aspak kryetarin e degës së PDK-së Shukri Bujën. Ai tha se këto dy subjekte kanë pasur koncepte të kundërta të qeverisjes.
Buja thotë se PDK-ja , nuk do të bëjë koalicion as me LDK-në e AAK-në , por do ta mbështesin AAK-në në Kuvendin komunal.
“Koalicioni ka qenë një lidhje jo natyrale. Dhe me programe të kundërta të subjekteve. Kohëve të fundit ka pasur shumë paqartësi edhe mos koordinim të veprimeve të vetë koalicionit. Ka pas një rrëshqitje të anëtarëve të AAK-së sidomos ata që janë në poste ekzekutive. Veprimi i AAK-së, ka qenë logjikë politike sepse është kërkuar që të ndërrohen ata drejtorë që nuk i përkasin më subjektit të tyre politik. Këtë nuk e ka konceptuar si duhet kryetari i Komunës dhe Aleanca ka vepruar sipas përcaktimeve të tyre politike programore, e kanë prish koalicionin. “, tha Buja.
Ai po ashtu ka treguar se ka filluar negociatat me AAK-në, për të bërë ndryshime në Kuvendin Komunal.
“Veprimet tona janë konform situatës së krijuar . Kemi një situatë krejt të re në Lipjan, kemi një ndryshim sidomos në Asamblenë komunale , proporcioni i forcave tash ka ndryshuar shumë. AAK-ja i ka 7 asamblistë kohëve të fundit. Sigurisht që do të kemi kontakte të reja . Veç kemi takime jemi në konsultime , do të hymë në veprim sipas marrëveshjes sepse nuk mund ta udhëheq Kuvendin Komunal , LDK-ja por do të pretendojmë me bërë ndryshime në udhëheqjen e Kuvendit Komunal. Do të pretendojmë ndërrimin e kryesuesit të Kuvendit dhe nënkryetarin e Komunës i cili është emëruar nga Kuvendi edhe pse jashtë ligjshëm është emëro. Do të shohim se si do të veprojmë tash e tutje në koordinim me AAK-në dhe subjektet të tjera politike që janë në Lipjan , pa partinë e cila është në pushtet.”, tha Buja.
Po ashtu Buja tha se nuk do të bëjë koalicion as me AAK-në.
“Koalicion me LDK-në nuk bëjmë. Nuk bëjmë koalicion për momentin as me Aleancën por ne do ta përkrahim AAK-në , dhe do të veprojmë si partia më e madhe në Lipjan . Do të veprojmë pas situatës së krijuar ku LDK është pari minore dhe do të veprojmë , sidomos në Kuvend ta kemi fjalën kryesore bashkë partitë tjera opozitare. Nuk bëjmë koalicione. Sepse jemi në vitin zgjedhor. Nuk kemi ndonjë arsye për të bërë koalicione për një periudhë kaq të shkurtër nuk mund ti shtrojmë interesat e qytetarëve të Lipjanit apo ti realizojmë ato interesa. Prandaj do të veprojmë vetëm në konceptin e Kuvendit Komunal aty ku e kemi forcën politike”, tha Buja.
Koalicioni AAK-LDK në Lipjan është prishur sot me iniciativë të AAK-së ku sqaron edhe arsyet e Në një komunikatë për media dega e AAK-së sqaron edhe arsyet e tërheqjes nga koalicioni komunal që kishte lidhur me partinë që kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013.