Site icon Telegrafi

Buja kërkon prishjen e koalicionit me LDK-në, e quan të dështuar propozimin për buxhetin e vitit të ardhshëm

Një deputet i PDK-së kërkon zgjedhje të reja dhe prishjen e koalicionit me LDK-në.

Shukri Buja thotë se propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është i dështuar, për shkak se i ngarkon bizneset e qytetarët dhe s’i plotëson kërkesat e veteranëve.

Buja ka thënë se në zgjedhje duhet shkuar, sepse Qeveria ka dështuar me zhvillim ekonomik, me mos votimin e demarkacionit dhe me Asociacionin.

“Koalicioni me LDK-në është lidhur për hir të qytetarëve sa për me kalu disa procese, siç kanë qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, Demarkacioni dhe Asociacionit. Vetëm njëra nga këto është realizuar”, ka shtuar ai. /Express/

Exit mobile version