Kompania e kroatit Mate Rimca do të jetë pronare e Bugatti, kurse kompania Rimac Automobili do të shndërrohet në Rimac Group e ndarë në dy kompani – Bugatti Rimac dhe Rimac Technology.
Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë Rimac Automobili. Me këtë është konfirmuar lajmi që Rimac do të ketë në pronësi Bugatti, kompaninë e njohur për veturat super luksoze dhe jashtëzakonisht të shpejta, transmeton Telegrafi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Mate Rimac në profilin e tij në Facebook, përbri disa fotografive të postuara të Nevera, Bugatti dhe Porsche duke garuar në pistë.
Më shumë informacione për këtë ngjarje në industrinë e automobilizmit do të bëhen të ditura pas pak minutash, ku do të shfaqet në qytetin kroat Dubrovnik, Mate Rimca, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Rimas Automobile, ku do të zbulojë detaje.
Aty do të jenë edhe Oliver Blume, drejtor ekzekutiv i Porsche dhe Lutz Meschkea zëvendësdrejtorit financiar të gjigantit gjerman. /Telegrafi/