Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar ashpër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bugajski e quajti “shaka”, deklarimin e Lajçakut në lidhje me zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës e Serbisë.
Ai është shprehur se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.
“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkruan Bugajski.
Në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.
Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. /Telegrafi/
This must be a joke. Ukraine is burning, Russian and Serbian regimes are destabilizing Europe and the EU is negotiating license plates? Time for Kosova and Bosnia to enter NATO. https://t.co/3omvu0Um1Y
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) March 11, 2022