Site icon Telegrafi

Bugajski: Integrimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në NATO, do të zvogëlonte ndikimin rus në Ballkan

Moska ka hapur front të ri të Ballkanit me çështje të adresuara drej ndezjes së krizës politike në Maqedoni. Qëllimi nuk është vetëm të zvogëlohen shanset e Maqedonisë për hyrje në NATO dhe BE, por edhe më shumë për të frikësuar, që Ballkani të shndërrohet në zonë konflikti, e cila pasqyron dobësitë e Perëndimit, si dhe për të përforcuar ndikimin rus, kështu ka vlerësuar Janusz Bugajski, njohës i politikës ballkanike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bugajski thotë se për tu qetësuar kriza në Maqedoni dhe të pengohet çdo përhapje e pasigurisë, Washington duhet të qëndrojë më aktive dhe më syhapur. Diplomacia e fuqishme mund të kombinohet me angazhimin për pranim konkret të Maqedonisë në NATO, pa dallim se nën cilin emër. Kjo do të mundësojë zhbllokimin e dy pengesave të zhvillimit në Maqedoni-pengesën për kooalicion qeveritar binacional çka do të mbetet dedikim për integritetin shtetëror dhe vetoja greke e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Kështu më e rëndësishme është për SHBA-në se në këtë mënyrë do të zvogëlohet intervenimi rus dhe provokimeve të një ndezje shkëndije të lehtë në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version