Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski me anë të një reagimi publik e ka pyetur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak se kur do t’i takojë përfaqësuesit shqiptarë në Serbi.
Bugajski këtë koment e ka bërë pas takimit që ka pasur Lajçaku me kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës.
“Kur do të takoheni me përfaqësuesit e komunitetit shqiptarë në Serbi për të dëgjuar ankesat e tyre? A dëgjon BE-ja vetëm kur ka kërcënim të drejtpërdrejt të dhunës?”, pyet Bugajski.
So when will you meet with members of the Albanian community in Serbia to listen to their grievances? Does the EU only listen when outright violence is threatened?
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) August 25, 2022
Po ashtu, për këtë takim ka reaguar edhe Lëvizja Qytetare serbe “Odgovor”, duke thënë se këta janë përfaqësues të klanit kriminal të Milan Radoiçiqit.
“Këta nuk janë përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës, por përfaqësues të klanit kriminal të Milan Radoçiqit, të cilit ju po i jepni legjitimitet me këtë takim. Pra, me këtë veprim ju i jepni legjitimitet krimit të organizuar në veri dhe po e inkurajoni përshkallëzimin e tensioneve”, thuhet në reagimin e tyre.
These are not representatives of the Kosovo Serb community, but representatives of Milan Radočić’s criminal clan, which you are giving legitimacy to with this meeting.
With this move, you give legitimacy to organized crime in North, and encourage the escalation of the conflict! https://t.co/u34oKLzmBp— Грађански Покрет Одговор (@0dgovor) August 25, 2022
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka kërkuar që Lajçak t’i pyeste përfaqësuesit serb se kur do të dëshironin që “NATO duhet të shkonte në shtëpi”, duke aluduar në grafitët që janë shfaqur sot në veri të vendit.
“A i keni pyetur përfaqësuesit e serb se, ‘kur do të dëshironin që NATO të shkonte në shtëpi?’ Ata sot i kërkuan NATO-s që të shkojë në shtëpi, me anë të grafiteve në veri të Kosovës”, shkruan Musliu në Twitter.
Did you asked Srtb representatives “when do you like NATO TO GO HOME”? Today they asked NATO to GO HOME with graphitts in north of Kosova
— Agim Musliu (@agim_musliu) August 25, 2022
Lajçak prej dy ditësh ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe përfaqësues të opozitës në vend.
Ai sot po qëndron në Beograd ku pritet ta takojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.