Telegrafi

Bufon nesër për testet mjekësore te Juve

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images/Guliver)

Gianluigi Buffon pret që nesër (e enjte) t’i kryejë testet mjekësore te Juventusi, për tu kthyer në klub. 

Gazetrët Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti e konfirmojnë lajmin se Buffon do të jetë në Torino.

Sipas lajmeve Buffon do të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me Bianconerët.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Portieri 41 vjeçar e kaloi një sezon te Paris Saint-Germain, por që u kthye që ta  mbyll karrierën te Zonja e Vjetër.

Lexo po ashtu Juventus

Ai i ka 656 paraqitje nga viti 2001 deri më 2018, ku i fitoi nëntë tituj kampioni. /Telegrafi/