Telegrafi

Buffon zgjidhet si portieri më i mirë i vitit nga FIFA (Foto)

FIFA ka zgjedhur portierin italian, Gianluigi Buffon, si më të mirin e vitit.

Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA zbulon tre kandidatët për portierin e vitit 2017 (Foto/Video)

Tani veçse është ndarë çmimi për portierin më të mirë që ndan FIFA.

Ky çmim i takon portierit italian të Juventusit, Buffon, përcjell Telegrafi.

Buffon në këtë garë ka mposhtur portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer dhe atë të Real Madridit, Keylor Navas. /Telegrafi/