Telegrafi

Buffon zbulon sulmuesin më të rrezikshëm aktual në Evropë

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se sulmuesi më i rrezikshëm në Evropë për momentin është Edin Dzeko.

38-vjeçari  nuk ka frikë nga Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Luis Suarez, por nga boshnjaku i Romës.

Sulmuesi boshnjak deri tani ka shënuar 29 gola në 33 ndeshje me Romën, duke u shndërruar në lojtarin kryesor dhe për këtë ka respektin e Buffonit.

“Për momentin, ai është sulmuesi më i rrezikshëm. Është përshtatur shumë mirë në planet e trajnerit Luciano Spalletti, të cilin e kupton në mënyrë të përkryer”.

“Mjafton të shohësh rezultatet. Duhet vetëm pak kohë. Duke lënë mënjanë të tashmen, Dzeko ka një historik shumë të mirë, që flet për të”.

“Kur mendon që papritmas për të shkruhej se është kthyer në një lojtar të dobët, sot ngjan si diçka paksa diçka që ishte idiote”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/