Telegrafi

Buffon zbulon mesazhin që ia kishte dërguar Alvesit kur Juve e transferoi atë nga Barça

Jemi pak orë larg finales së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Portier i Zonjës së Vjetër, Gianluigi Buffon, ka zbuluar një mesazhin interesant që i kishte dërguar Dani Alvesit posa e kishin transferuar nga Torino.

“Kur ne nënshkruam me atë, i kam dërguar një mesazh:  ‘Na mëso si të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Buffon para finales.

Dani Alves ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Juves këtë sezon.

Braziliani ka një motiv shtesë në finale, pasi luan ndaj Los Blancos, klubit rival të Barcelonës, ku ai kaloi shumë vite. /Telegrafi/