Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka folur për kohën e tij si president, ku ka zbuluar prapaskena të ndryshme.
Calderon ka pranuar se Fabio Capello e kishte kërkuar Gianluigi Buffonin në ekipin mbretëror.
“Kur Capello erdhi, më kujtohet hera e parë kur ai erdhi në zyren time dhe më ku më kërkoi disa lojtarë”.
“Po, ai ishte i qartë. AI kërkoi Cannavaron, Buffonin, Trezeguet dhe Emersonin”.
“Juventusi kishte rënë nga liga dhe ishte mundësi e mirë, por unë menjëherë e hodha poshtë atë mundësi, sepse ne e kishim Casillasin, më të mirin për mua. Cannavaro ishte i mirë sepse ai fitoi Topin e Artë. Emerson nuk ishte sukses”, deklaroi Calderon. /Telegrafi/