Gigi Buffon mori fajin për disfatën ndaj Romës, duke pranuar se mendja e tij ishte në Real Madrid, por sot ngriti trofeun e Scudettos, teksa deklaroi se të fitosh është një sakrificë e madhe.
Bardhezinjtë do ta kishin festuar titullin javën e kaluar me një pikë në Olimpico, por në vend të kësaj ata humbën 3-1 dhe pastaj iu desh të mposhtin Crotonen për të siguruar titullin e gjashtë radhazi.
Megjithatë, Buffon ka lënë veten me faj për takimin e Romës, pasi thotë se e kishte mendjen tek finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
“Mendova për një javë të tërë në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, kështu që unë isha praktikisht në pushime në Romë dhe humba tërësisht veten time”, ka thënë fillimisht Buffon për Sky Sport Italia.
“Duke parë se nuk më pëlqen të vë në siklet veten në moshën 39 vjeç, kam dashur të reagoj. Pas kësaj shfaqjeje të shëmtuar, ne kemi nevojë për të gjetur përsëri energjinë e duhur”, transmeton Telegrafi.
“Të fitosh është një sakrificë e madhe, sepse ju duhet të punoni çdo ditë për të përmirësuar dhe çdo barazim ndjehet si një gjysmë humbje”
“Kjo bëhet nga varësia për të fituar”, përfundoi ikona e Juventusit dhe Italisë. /Telegrafi/