Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon thotë se e admiron portugezin Cristiano Ronaldo.
Këta dy të lartcekur do të takohen gjatë ditës së marte në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Legjendari italian thotë se CR7 është bërë më pragmatik dhe se kjo po i sjell suksese të reja në karrierë.
“Me kalimin e kohës lojtari ka përmirësuar veten si atlet, si lojtar dhe nivelin profesional. E admiroj shumë, sepse është një person pragmatik, i qartë në çdo gjë që bën dhe çfarë thotë si dhe mendoj se vitet e fundit ka treguar se është shumë inteligjent, sepse ka ndryshuar mënyrën e lojës”, shtoi portieri.
Buffon tha se në këto momente portugezi “shpenzon më pak energji krahasim me të kaluarën”, shpesh duke luajtur edhe qendër sulmues dhe jo në krah si gjatë gjithë karrierës.
“Është vdekjeprurëse, gjithçka që bën është 100 për qind e suksesshme dhe para golit është ‘vrasës'”, pohoi italiani.
Ndryshe, në finalen e zhvilluar vitin e kaluar mes këtyre ekipeve në këtë garë prestigjioze, fitues doli Reali me rezultat 4-1. /Telegrafi/