Gianlugi Buffon thotë se rekordi që vuri sot (e diel) i takon Juventusit dhe jo atij individualisht.
Portieri theu rekordin për kohëzgjatjen e mbajtjes së portës të paprekur dhe njëherësh vuri rekord të ri.
Rekordi paraprak ishte 929 minuta (Sebastiano Rossi, 1993/1994), ndërsa Gigi vendosi rekord të ri prej 973 minutash, të cilin pritet ta mbajë një kohë të gjatë.
“Kur kaluan katër minuta dhe u thye rekordi, isha kryesisht i fokusuar te ndeshja dhe te përpjekja për t’u rikthyer pas goditjes së rëndë që morëm në Munih”.
“Jam i lumtur që luaj në këtë skuadër dhe rekordi i takon Juventusit, jo mua. Unë isha me fat që e arrita, sepse bashkëlojtarët e mi i penguan kundërshtarët që të mos krijonin raste”.
“Ata u angazhuan shumë për të më mbrojtur”, ka deklaruar 38-vjeçari pas ndeshjes, të cilën Juve e fitoi me rezultat 4-1. /Telegrafi/