Telegrafi

Buffon refuzon ofertën nga Arabia Saudite, ndërsa pritet të shpallë pensionimin

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon së shpejti do të njoftojë tërheqjen nga futbolli, ndërsa ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite.

45-vjeçari Buffon ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Parmën, dhe Sky Sport Italia dhe Tuttosport raportojnë se ai ka refuzuar një ofertë për të shkuar në Arabinë Saudite.

Ai jo vetëm që ka vendosur të mos shkojë në ligën saudite, por thuhet se do të shpallë fundin e karrierës së tij profesionale.

Portieri legjendar fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006 dhe është lojtari me më shumë paraqitje në Serie A italiane.

Lexo po ashtu Buffon merr mega ofertë nga Arabia Saudite

Ai luajti te Parma, Juventus dhe PSG dhe regjistroi 1151 ndeshje të luajtura për klubet dhe kombëtaren. /Telegrafi/