Gianluigi Buffon sot do të marr dënimin nga UEFA dhe fjalët se mund të kalojë te PSG mund ta bëjë dënimin më të rëndë, pas fjalëve drejt gjyqtarit, Michael Oliver.
Portieri ishte ndëshkuar nga gjyqtari me kartonë të kuq në minutat e fundit të ndeshjes me Real Madridin.
Buffon vazhdoi edhe pas ndeshjes me fyerje ndaj gjyqtarit që e kanë rënduar edhe më shumë pozitën e tij.
Portieri 40-vjeçar është futur në komision disiplinor nga UEFA.
Komiteti disiplinor do të takohet sot, dhe është e mundur që atij do t’i jepet një më i madh se sa që parashikohet për kartonin e kuq.
Kjo pasi Paris Saint-Germain po pret të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.
Shkaku i kësaj ai mund të dënohet nga komisioni disiplinor më gjatë.
Juventus e kishte humbur ndeshjen shkaku i penalltisë, ku me rezultat të përgjithshëm 4-3 u largua nga Liga e Kampionëve.
Buffon është larguar nga Juventusi pas 17 vitesh./Telegrafi/