Site icon Telegrafi

Buffon për Astorin: Një nga figurat më të mira në sport me të cilin isha përballë

9 nëntor 2015: Manolo Gabbiadini, Gianluigi Buffon dhe Davide Astori rrugëve të Florences në Itali (Foto:Getty Images)

Kapiteni italian Gianluigi Buffon ka publikuar një mesazh prekës pas vdekjes se kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Mbrojtësi 31-vjeçar u gjet i vdekur në mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit të Violas në Udine para ndeshjes në Serie A ndaj Udineses.

9 nëntor 2015: Gianluigi Buffon, Davide Astori dhe Manolo Gabbiadini gjatë ceremonisë Puma në Florence, Itali (Foto: Getty Images)

“I dashur Asto”, ka shkruar Buffon në Instagram.

“Rrallëherë i them publikisht mendimet e mia në lidhje me dikë, sepse gjithmonë e kam lejuar natyrën unike dhe të bukur të marrëdhënieve, të respektit dhe pëlqimit reciprok, për të mos lejuar që të shfrytëzohem apo keqshfrytëzohem nga ata që nuk e kanë mirësinë për t’i respektuar raportet e caktuara”.

Lexo po ashtu Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri

“Në rastin tënd, mendoj se duhet të bëjë një përjashtim në rregulla, sepse t’i ke një grua të re dhe familje që po vuajnë, por mbi të gjitha një vajzë të vogël, e cila meritoi të dinte se babai i saj ishte person i mirë, shumë i mirë”.

“Ishe treguesi më i mirë i modës së vjetër në botë, një nga ata njerëzit që pas kanë lënë vlera si altruizmi, elegancë, mirësjellje dhe respekt ndaj të tjerëve”.

3 mars 2014: Marco Verratti, Mattia Perin, Andrea Pirlo, Giorgio Chiellini, Davide Astori, Gianluigi Buffon dhe trajneri i atëhershëm i Italisë, Cesare Prandelli, duke prezantuar fanellat e Italisë (Foto: Getty Images)

“Ju faleminderit, ishte një nga figurat më të mira në sport me të cilat isha përballë”.

“Pushofsh në paqe. I juaji, Gigi i çmendur”, shkroi për fund Buffon. /Telegrafi/

Exit mobile version