Site icon Telegrafi

Buffon: Nuk dua ta fitoj Topin e Artë, dua që njerëzit të pikëllohen kur të pensionohem

Getty Images

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se nuk e ka objektiv që ta fitojë Topin e Artë, por të dëshmojë se meriton të luajë në ndeshje të mëdha dhe ta përfundojë karrierën duke i bërë njerëzit të pikëlluar që po largohet dhe ta mbajnë mend gjatë.

Portieri legjendar zhvilloi një tjetër ndeshje fantastike ndaj Monacos duke mos lejuar prekjen e portës së tij në fitoren prej 2-0, dhe për më shumë e ka mbajtur të paprekur portën për 621 minuta në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Buffon, vetëm lojtari i dytë italian që luan 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve me të njëjtin klub

“Objektivi im është që gjithmonë të dëshmoj se meritoj të jem këtu dhe ta përfundoj karrierën në një gjendje kur njerëzit do të thonë se janë të pikëlluar që po pensionohem”.

“Njësoj siç thamë pas eliminimit të Barcelonës, objektivi është që të bëhemi më të mirë, prandaj punojmë dhe stërvitemi çdo ditë”, ka thënë Gigi për Mediaset Premium.

Gazetarët e kanë pyetur Buffonin se a mund ta fitojë Topin e Artë pa e përfunduar karrierën.

“Nuk është diçka për të cilën mendoj e as që më mungon. Unë shpenzoj energji që të jem në formë dhe të paraqitem mirë në ndeshje të këtilla, që t’u shërbej bashkëlojtarëve”, është shprehur Buffon. /Telegrafi/

Exit mobile version