Site icon Telegrafi

Buffon në rast se mungon lojën e ardhshme dhe pensionohet në fund të sezonës, rekordi do t’i mbetet Maldinit

Gianluigi Buffon mund ta arrij një rekord në Serie A, por edhe ta thyej atë nëse tërhiqet prej futbollit aktiv.

Portieri italian ka paralajmëruar pensionimin në fund të këtij sezoni dhe me këtë nuk do të mund t’ia thyej një rekord që e mban Paolo Maldini.

Ky i fundit është lojtari që ka më së shumti paraqitje në ligën elitare italiane, ku ka djersitur 647 raste fanellën e Milanit.

Portieri është pensionuar nga kombëtarja italiane

Megjithatë, kapiteni i Bianconerëve javët e fundit nuk është duke u paraqitur në fushë shkaku i një lëndimi dhe aktualisht ka 629 paraqitje.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, kanë mbetur edhe 18 ndeshje në Serie A për Zonën e Vjetër, që do të thotë se Buffon mund të arrij vetëm ta bazoj rekordin e legjendës së kuqezinjve.

Veterani ka thënë se do rimendojë largimin nëse Juventusi do të fitojë Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të luajë në Kupën e Botës për Klube, por nëse vendos të luajë edhe për një vit tjetër, me siguri se do ta thyejë rekordin.

Italiani 39-vjeçar deri më tani ka dhjetë tituj të Serie A ndërsa në garat evropiane ka fituar UEFA CUP me Parmën në sezonën 1998/99. /Telegrafi/

Exit mobile version