Agjenti i Gigi Buffon thotë se klienti i tij mund të luajë edhe pas Kupës së Botës që zhvillohet në vitin 2018.
Portieri tani ka mbushur 39 vjeç dhe ende ka plane për të ardhmen.
“Ai dëshiron të luajë në Kampionatin Botëror 2018 që zhvillohet në Rusi”.
“Duke e pasur në konsideratë shpirtin e tij dhe dashurinë për këtë sport, ai mund të vazhdojë të luajë edhe pas Kupës së Botës”.
Edhe një legjendë e Juventusit si Dino Zoff, ka mbrojtur në Kupën e Botës 1982 kur ishte 40 vjeç.
Ish portieri dhe agjenti Silivano Martina, ka folur edhe për të ardhmen e yllit të ri të Milanit, Gianluigi Donnarumma, që shihet si zëvendësues i Buffonit te Italia dhe Juventus.
“Nuk është e lëhtë të marrësh lojtarë nga klube të mëdha siç është Milan”.
“Të gjithë thonë se mund të largohet, por qëllimi i Donnarummas është të qëndroj dhe këtë e ka treguar me dashurin e tij për Milanin”.
“Gjithçka mund të ndodh, nuk e di, por unze kam kuptuar që Donnarumma do të qëndroj te Milani”, la nënvizuar Martina. /Telegrafi/