Telegrafi

Buffon mposht Ronaldon dhe Messin për ‘Golden Foot’ (Foto)

Gianluigi Buffon i ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për ta fituar ‘2016 Golden Foot’, duku u bërë portieri i parë pas 28 vitesh.

Buffon u kandidua pasi fitoi titullin dhe Kupën e Italisë në vitin 2016, ndërsa kishte paraqitje të mirë edhe me Italinë.

“Rroftë Monte Carlo, nga këtu unë shpresoj për të fituar më shumë çmime. Unë shpresoj që e kam fituar këtë me meritë”.

Italiani ka qenë më i votuari nga tifozët, çmim ky që jepet për të arriturat në sport për sportistët mbi 28 vjeç.

Buffon duke lënë shenjën e tij me duar siç ka bërë gjithmonë, e jo me këmbë

Në garë për këtë çmim ishin edhe Edinson Cavani, Frank Lampard, Iker Casillas, Kaka, Thiago Silva dhe Andrea Pirlo.

Kujtojmë se në tre vitet e fundit këtë çmim e kanë fituar Samuel Eto’o, Andres Iniesta dhe Didier Drogba.

Fituesit italian që e ka marrë këtë çmim më parë janë edhe Roberto Baggio (2003), Alessandro Del Piero (2007) dhe Francesco Totti (2010). /Telegrafi/