Gianluigi Buffon i ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për ta fituar ‘2016 Golden Foot’, duku u bërë portieri i parë pas 28 vitesh.
Buffon u kandidua pasi fitoi titullin dhe Kupën e Italisë në vitin 2016, ndërsa kishte paraqitje të mirë edhe me Italinë.
“Rroftë Monte Carlo, nga këtu unë shpresoj për të fituar më shumë çmime. Unë shpresoj që e kam fituar këtë me meritë”.
Italiani ka qenë më i votuari nga tifozët, çmim ky që jepet për të arriturat në sport për sportistët mbi 28 vjeç.
Në garë për këtë çmim ishin edhe Edinson Cavani, Frank Lampard, Iker Casillas, Kaka, Thiago Silva dhe Andrea Pirlo.
Kujtojmë se në tre vitet e fundit këtë çmim e kanë fituar Samuel Eto’o, Andres Iniesta dhe Didier Drogba.
Fituesit italian që e ka marrë këtë çmim më parë janë edhe Roberto Baggio (2003), Alessandro Del Piero (2007) dhe Francesco Totti (2010). /Telegrafi/