Telegrafi

Buffon: Milani i rrezikshëm, duhet ta respektojmë

Gianlugi Buffon ka folur para ndeshjes finale të Superkupës së Italisë.

Portieri italian e ka vlerësuar Milanin si një kundërshtar të rrezikshëm, të cilin skuadra e tij duhet ta respektoj, pasi janë ata që mund ta paguajnë në fund.

“Milani është i rrezikshëm, dhe do ta respektojmë nëse nuk duam që ta paguajmë si në San Siro”, ka thënë fillimisht Buffon në konferencën para ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.

Lexo po ashtu Allegri: Duam trofeun e parë sezonal, por duhet kujdes ndaj Milanit

“Edhe në vitet e fundit gjithmonë kanë bërë paraqitje të mira, Milani duhet vlerësuar”, përfundoi kapiteni i Juventusit.

Ndeshja luhet nesër(premte) në Doha të Katarit dhe fillon nga ora 17:00. /Telegrafi/