Telegrafi

Buffon: Maignan dhe Onana janë dy nga pesë portierët më të mirë në botë

Gianluigi Buffon është 45 vjeç dhe pret me padurim ndeshjen e tij të parë të promovimit në Serie A me Parman, ndërsa theksoi se Mike Maignan i Milanit dhe Andre Onana i Interit janë “dy nga pesë portierët më të mirë në botë”.

Portieri veteran po refuzon të ‘varë dorezat’ dhe ka ndihmuar Parmën të kualifikohet në ‘play-off’ për të fituar një vend në Serie A për sezonin e ardhshëm.

“Unë kurrë nuk i kam përjetuar “play-off”-et, kështu që fakti që po e përballoj këtë si një gjë krejtësisht e re në moshën 45-vjeçare më bën të buzëqesh dhe më jep më shumë motivim”, ka thënë fillimisht Buffon për La Gazzetta dello Sport.

 

Ai ende konsiderohet nga shumë si portieri më i madh i të gjitha kohërave, veçanërisht pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë, kështu që kë e sheh Buffon si yjet më të mirë aktualë në atë rol?

“Maignan dëshmoi qartë sezonin e kaluar se çfarë ishte në gjendje të bënte, kështu që nuk është aspak befasuese këtë sezon ta shohësh atë të bëjë pritje kaq të jashtëzakonshme me Milanin”.

“Sa i përket Onanës, ai e bëri të qartë që në fillim se supet e tij janë mjaft të gjera për të përballuar fanellën e Interit. Lufta për pozicion me Samir Handanovic është gjithashtu një pengesë e vështirë”.

“Mendoj se për momentin edhe Maignan edhe Onana janë ndër pesë portierët më të mirë në botë”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/