Telegrafi

Buffon kujton bisedën që e kishte me Ronaldon pas golit gërshërë të pranuar në Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon ka zbuluar fjalët që i kishte thënë Cristiano Ronaldos për golin e shënuar në gërshërë në Ligën e Kampionëve.

Portieri italian aktualisht luan me yllin portugez te Juventusit, mirëpo kur ky i fundit ishte te Real Madridi, i kishte shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Buffon ka treguar se ai kishte një bisedë me pesë herë fituesin e Topit të Artë pas golit që kishte pranuar, derisa tifozët e Zonjë së Vjetër e kishin duartrokitur.

https://twitter.com/FutbolBible/status/1247147045028155392

“Pas rreth 25 sekondave zhgënjim për golin që pranova, normal pastaj mendova për atë që më kishte bërë ai, një gol të shkëlqyer”, ka thënë italiani.

“E pyeta: ‘Cristiano , sa vjeç je?” dhe ai më tha, ‘jo keq për një 33-vjeçar, apo jo?’

“Në fund të dy qeshëm”, deklaroi Buffon.

Buffon në fund ka thënë se ai ndihet shumë i lumtur që tani e ka në skuadër dhe mund të mbyllë karrierën e tij duke luajtur me të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=FFsPMhCMjjw&feature=emb_title