Telegrafi

Buffon krahason Harry Kane me CR7, Inzagin e Batistutan

Në fazën e ardhshme në Ligën e Kampioneve, Juventusi, do të përballet në një impenjim të dyfishtë me Tottenham dhe rreziku kryesor nuk mund të ishte tjetër veçse Harry Kane.

Bomberi që theu rekordin e golave në një vit solar në Ligën Premier është vlerësuar edhe nga veterani i bardhezinjve, Gianluigi Buffon.

Lexo po ashtu Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm, Kane prinë bindshëm i pari (Foto)
Juv

Portieri i njohur do të ketë detyrën më të vështirë me yllin e Spurs, që vlerësohet të paktën 100 milionë euro në tregun e futbollit evropian.

“Kane është një prej sulmuesve më të mirë të Evropës dhe ka një instinkt goli njësoj si Cristiano Ronaldo, Inzaghi apo Batistuta. E admiroj dhe e respektoj, por nuk kam frikë prej tij në përballjen e Champions”, i shpjegoi “Daily Mirror”-it kapiteni i Juventusit.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kane është një sulmues i vërtetë, pasi ka instinkt natyral për të shënuar. Ka lindur me një talent të tillë. Në karrierën time jam detyruar të përballem me më të mirët dhe lojtarë si Batistuta apo Ronaldo kanë pikërisht këtë që i vendos në vështirësi portierët”, tha Buffon. /TopChannel/