Gianluigi Buffon pritet t’i nënshtrohet javës së ardhshme testeve mjekësore te gjiganti francez, Paris Saint-Germain, ku pritet të fitoj tetë milionë euro në vit plus bonuse.
40-vjeçari tani është një agjent i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin skadoi dje (e shtunë) pas 17 vjetësh në klubin italian.
Sipas raporteve të fundit nga Italia dhe Franca, Buffon pritet të përfundoj transferimin e tij tek kampionët francez, PSG.
Mediat në Itali dhe Francë raportojnë se testet mjekësore te Buffonit me PSG-në janë rezervuar për javën e ardhshme.
Pas përfundimit të testeve mjekësore, portieri italian do të vendosë lapsin mbi letër për një kontratë dy vjeçare.
Me kontratën e tij, Buffon pritet të fitojë tetë milionë euro në sezon plus bonuse të lidhura me paraqitjet.
Buffon ka oferta edhe ka kampionatet tjera inferiore, teksa edhe Zonja e Vjetër i ka ofruar një post drejtuesit në klub. /Telegrafi/