Telegrafi

Buffon ia thyen rekordin Maldinit, bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Serie A

Gianluigi Buffon (Foto Zhizhao Wu/Getty Images/Guliver)

Gianluigi Buffon padyshim se është njëri ndër portierët më të mirë në botë, por tani është bërë edhe lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Serie A-së.

Portieri legjendar ka bërë sot paraqitjen e 903 në ligën italiane në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj SPAL-it.

Por, Buffon ka arritur sot që ta thyej rekordin e Paolo Maldinit që kishte më së shumti paraqitje në Serie A me plotë 902.

Portier i Juventusit tani ka arritur ta kalojë legjendën e Milanit për një ndeshje, e që në futbollin modern vështirë se mund të arrijë ndonjë lojtar këtë shifër.

Lexo po ashtu Fitore komode e Juves ndaj Spalit, para derbit ndaj Interit

Buffon mund të jetë i qetë sa i përketë këtij rekordi, pasi deri më tani askush nuk mund t’i afrohet që t’ia rrezikojë rekordin.

Portieri italian shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve me torinezët në këtë sezon që është i fundit në karrierë, në mënyrë që t’i fitojë të gjithë trofetë në karrierën e tij. /Telegrafi/