Telegrafi

Buffon e shikon Donnarumman si pasardhës, thotë se vazhdon t’i studiojë portierët

Gianluigi Buffon ka folur për karrierën e gjatë dhe ka thënë se Gianluigi Donnarumma ka “aftësi të jashtëzakonshme”.

Portieri i Juventusit konsiderohet si një nga më të mirët në histori të futbollit në rolin e tij. Italiani do të pensionohet pas Kupës së Botës në verën e ardhshme, kjo si 40 vjeçar, 17 vite nga debutimi.

“Shpesh mendoj për atë, është e pazakontë të gjesh një lojtar që mbush 40-at si futbollist”, ka thënë Buffon në një intervistë për Copa90.

“Fillova të luajë më lojtarë të lindur në gjashtëdhjetat dhe do e përfundoj me ata që janë lindur në të dymijtat”.

“Kjo është diçka që më bën krenar, futbolli ka ndryshuar shumë dhe tani është më vështirë edhe pse jam protagonistë”.

“Pasardhësi yt? Në këtë moment ai që shquhet është Donnarumma, në nivelin evropian ai është ende i ri dhe është normale që ka kurreshtje rreth tij. Ai është një djalosh me aftësi të jashtëzakonshme. Më pëlqen kur shikoj një portier teksa bën gjest të mirë”.

“Nëse Neuer, Courtois ose De Gea bëjnë diçka mirë mua më shijon dhe ndjej admirim. Përkrah tyre vendosi edhe Oblak, Lloris, Handanovic, Alisson, Szczesny dhe Hart. Shpesh i shikoj ata, dua të kuptoj metodën e tyre të pritjes”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gVPGlX-K6OE