Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka ngushëlluar portierin e Milanit, Gigio Donnarumma, pas gabimeve që i bëri.
Portieri 19-vjeçar i bëri dy gabime në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit në humbjen 4-0.
Nga njëri gabim përfitoi Douglas Costa, ndërsa nga tjetri Medhi Benatia.
I riu dukej i shkatërruar kur largohej nga fusha në fund të ndeshjes, ndërsa CalcioNeës24 raporton se me çfarë fjalësh e ngushëlloi Buffon.
Buffon thuhet se i ka kujtuar Donnarummas:”Ende i ke 20 vjet para vetës”, duke i thënë atij që të mos i mbajë mendtë të gabimet.
Anoche al final de #JuveMilan, el abrazo de Buffon a Donnarumma: “Solo tienes 20 años” pic.twitter.com/gEb2HdQV0D
— Mario Gago Huerta (@gago_mario) May 10, 2018
Veterani pritet të dalë në pension në fund të sezonit dhe Donnarumma shihet si trashëgimtar i tij te ekipin kombëtar.
Donnarumma mund të shitet në fund të sezonit. /Telegrafi/