Gianluigi Buffon e ka vlerësuar lartë Paul Pogban, duke e krahasuar me Zinedine Zidanen.
Pogba këtë verë la Juventusin për t’iu bashkuar Manchester Unitedin, për të cilin ‘Djajtë e Kuq’ paguan 105 milionë euro.
“Nuk është e lehtë për ta krahasuar me lojtarë të mëdhenj të së kaluarës, por ai ka shumë ngjashmëri me Platinin dhe Zidanen. Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të arrij sukses të madh në Ligën Premier”, deklaroi Zidane.
Juventusi nuk e ka ndjerë mungesën e Pogbas në ndeshjen e parë, pasi e mposhti Fiorentinën 1-0. /Telegrafi/