Gianluigi Buffon mendon se Edin Dzeko është lojtari më i rrezikshëm i Romës, nga i cili duhet të ketë kujdes Juventusi.
Sulmuesi boshnjak kishte probleme në sezonin e parë në Serie A, mirëpo në këtë edicion ka shënuar 17 gola në të gjitha garat deri më tani.
“Tash për tash, ai është sulmuesi më i rrezikshëm. Është përshtatur shumë mirë në planet e Spallettit dhe i ka kuptuar përsosmërisht, prandaj mund t’i shihni rezultatet”.
“Ai është një lojtar që ndoshta kishte nevojë për kohë”, është shprehur Buffon për Sky.
Juventusi është nikoqir i Romës të shtunën për ndeshjen e javës së 16-të në Serie A. /Telegrafi/