Gianluigi Buffon rrëfen se ka dy ndeshje në memorien e tij që po të kishte mundësi do t’i rikthente edhe një herë për t’i luajtur, ndërsa për rolin e së ardhmes nuk dëshiron të ngutet.
Portieri i Juventusit dje (e diel) festoi ditëlindjen e 40-të dhe normal që kjo e bëri atë temë në mediat botërore.
“Do doja të riktheja ndeshjen Juve-Real Madrid, finalen e Ligës së Kampionëve atë të vitit të kaluar. Por, edhe finalen Itali-Spanjë të Euro 2012, pasi në këtë ndeshje kemi humbur pa i treguar kualitet dhe karakteristikat e Juves dhe Italisë në fushë”, ka thënë Buffon për Che Tempo Che Fa.
Zonjë e Vjetër u mund nga Los Blancos me rezultat 4-1 në finalen e LK më 3 qershor 2017, ndërsa Italia humbi nga Spanja me rezultat 4-0 në finalen e Kievit.
“E ardhmja? E shikoj vetën në futboll, sepse në fund të ditës, futbolli ishte jeta ime. Aktualisht nuk e di nëse do jem trajner apo drejtor, pasi paraprakisht duhet të përgatitem pesë apo gjashtë mua dhe të qetësoj kokën”, ka shtuar Gigi.
Italiani ka qenë një nga më meritorët për sukseset e Juventusit në Itali.
Buffon është një nga portierët më të mirë që ka parë bota e futbollit dhe mospensionimi i tij edhe për një vit do të gëzonte të gjithë. /Telegrafi/