Site icon Telegrafi

Buffon: Bonucci do ta pranojë vendimin

Gianluigi Buffon ka siguruar se zënka e Leonardo Bonuccit me Massimiliano Allegrin nuk e zbeh dëshirën e Juventusit për fitore ndaj Portos.

Zonja e Vjetër udhëton në Estadio do Dragao të mërkurën mbrëma për ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrojtësi italian nuk do të luajë si pasojë e mosmarrëveshjeve me trajnerin.

Bonucci dhe Allegri shkëmbyen ofendime kundrejt njëri-tjetrit në fund të ndeshjes kundër Palermos, pas disa ndryshimeve që i bëri trajneri.

Kjo ka bërë që në ditët e fundit të ketë tensione në skuadrën bardhezi e sidomos pas lënies së mbrojtësit italian në tribuna për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Ka situata që ndodhin në një skuadër që ka konkurrencë të madhe për pozita. Mendoj se Juve është ndër elitarët e futbollit, prandaj është normale që incidente të këtilla ndodhin, duke qenë se mënyra e vetme për t’u kënaqur është fitorja dhe paraqitja e shkëlqyer e secilit individ”.

“Leo (Bonucci) është shumë inteligjent dhe përfaqëson shpirtin e Juventusit, prandaj nuk mendoj se do të ketë probleme që ta pranojë cilindo vendim, pasi ai e di që do ta bëjë për të mirën e Juves dhe do të japë mësim për të tjerët”, ka deklaruar kapiteni. /Telegrafi/

Exit mobile version