Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka folur për mikrofonat e Premium Sport rreth objektivave të klubit, por edhe për aventurën e Napolit në Ligën e Kampionëve.
39-vjeçari ka thënë se ishte tifoz i Napolit ndaj Real Madridit dhe përgëzoi klubin italian për paraqitjen.
“Tripleta është një fjalë sfiduese që vështirë shqiptohet. Duhet të mendojmë gjithmonë për gjëra të mëdha, si mendojnë Real Madridi dhe Bayern Munichu, por gjithmonë me këmbë në tokë”.
“Isha i pasionuar pas Napolit, kam qenë tifoz i tyre me gjithë zemër. I respektoj shumë, kanë trajner të mirë dhe luajnë shumë bukur”.
“Pavarësisht se vlerat individuale ishin më shumë në anën e Realit, ata arritën të luajnë në një nivel të madh për 50-55 minuta dhe kanë bërë qe episodet të vendosin kalimin e spanjollëve më tej”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/