Telegrafi

Bucolli: Në vend të vuvuzelave, shqiptarët të bëjnë tifozeri me çifteli – ideja përkrahet nga Sokoli dhe Munishi

Aktori i njohur kosovar, Lulzim Bucolli, ka kritikuar përdorimin e vuvuzelave në stadiume dhe bëri një propozim interesant në emisionin “Dueli i Botërorit” të TV Dukagjinit

Bucolli i cili ka njohuri minimale në futboll, tha se vuvuzelat janë neveritëse.

Ai dha një propozim interesant për përdorim të çiftelive si instrument kombëtar.

“Pse të mos shkojnë 20 mijë tifozë me çifteli në një ndeshje. Interesant është ky gërshetimi i kulturave”, theksoi Bucolli.

Ideja e tij u konsiderua si mjaft e mirë nga Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi.

Trajnerët kosovarë besojnë se kultura e instrumenteve kombëtare është interesante.

“Dueli i Botërorit” transmetohet çdo mbrëmje nga ora 22:30. /Telegrafi/

Ndiqni emisionin më poshtë: