Site icon Telegrafi

Buçkovski: Është sfidë e madhe të jesh ambasador në SHBA, por për këtë nuk kam folur as me Zaevin dhe as Dimitrovin

Pas njoftimit të mediave se ish-udhëheqësi i LSDM-së dhe kryeministri, Vllado Buçkovski është kandidat për ambasador të ri të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, ai tha se lidhur për këtë tenë nuk ka biseduar me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov.

“Është një sfidë e madhe të jesh ambasador i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, por për hir të së vërtetës nuk kam folur me kryeministrin ose me ministrin e Punëve të Jashtme mbi këtë temë”, tha Buçkovski për “Fokus”.

Më herët, u njoftua se ai kishte qenë në listën joformale të Dimitrov për postin e ambasadorit në Uashington. Aktualisht këtë punë e kryen Vasko Naumovski, i cili erdhi në këtë pozicion gjatë qeverisë së mëparshme, por mbeti në detyrë edhe pas ndryshimeve politike./Telegrafi/

Exit mobile version