Pjesë e shtëpisë së famshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova janë bërë banorë nga shumë troje shqiptare.
Në BBVK janë banoër nga Kosova, Shqipëria e shumë edhe prej shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në diasporë.
Prandaj shpesh herë në diskutimet e tyre banorët kanë folur edhe për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë dhe ndihem e madhe që ata e japin për vendin e tyre.
Edhe në një bisedë të fundit me Blerandon, Yll Dervishi i njohur edhe si Buci tha se ai të gjithë familjen e mban nga diaspora.
“Ata na mbajnë, unë krejt familjen e mbaj me diasporën, unë jetoj prej tyre, unë pres 10 muaj, dy muaj fitoj, pres me ardh diaspora”, ka thënë Buci.
Ndryshe, kujtojmë që tashmë ka nisur eliminimi i banorëve, e para që u largua nga shtëpia e famshme ishte Brikenda Karricaj.
Konkurrentët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/