Telegrafi

Buci tregon se si u rrah nga një vajzë në njërin prej klubeve të Prishtinës

Foto: Screenshot/YouTube

Ylli Dervishi apo siç njihet për publikun Buci ka treguar një ngjarje interesante së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2.

Teksa po qëndronte në oborr me disa nga konkurrentët, ai zbuloi një rast që i kishte ndodhur në një klub nate në Prishtinë.

Banori i këtij formati tregon se u rrah nga një vajze, ndërkohë që po qëndronte në një tavolinë tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

“Isha duke qëndruar dhe një vajzë e cila ishte e dehur erdhi të unë dhe më rrahu”, u shpreh ai.

Dervishi nga ana tjetër shtoi: “Ajo mendoi se isha ish-i dashuri i saj”.

Foto: Screenshot/YouTube

Banorët më pas filluan të qeshnin me këtë ngjarje e po ashtu edhe vetë Ylli, pasi gjithçka ka qenë një gabim.

Buci këtë kohë ka qenë një emër shumë i komentuar në BBVK 2, ndonëse ka krijuar situata të ndryshme brenda. /Telegrafi/