Site icon Telegrafi

Buci reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Fitorja ime më e madhe është Verona

Ylli Dërvishi, i njohur nga publiku si Buci, ka reaguar për herë të parë ndaj publikut që nga largimi i tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Buci ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë aventurës së tij në këtë spektakël.

Postimi në Instagram vjen me thënien “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, duke treguar se, pavarësisht daljes nga shtëpia, ai është falënderues për dashurinë dhe inkurajimin e marrë nga fansat.

Foto: Ylli Dërvishi/Instagram

Veç kësaj, ai ka rishpërndarë një video emocionuese në InstaStory të tijën, ku shihet me të fejuarën e tij Veronën pas eleminimit.

Lexo po ashtu "Bye bye Buci, ti je pas meje", Linda Halimi rikthen në vëmendje momentin kur ironikisht parashikoi eliminimin e Yllit nga BBVK

Verona ka shkruar në videon e saj: “Krenare për kush je ti. Kam qenë dhe do jem mbështetja jote më e madhe në jetë. Të dua”.

Foto: Ylli Dërvishi/InstaStory

Ndërsa Buci, duke rishpërndarë videon, ka shtuar: “Fitoja ime më e madhe në jetë je veç ti. Të dua më së shumti”, duke treguar lidhjen e fortë dhe të ngushtë që të dy kanë.

Ylli u eleminua të premten pas një nominimi të fortë me dy konkurrentë mjaft të fortë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku dhe Blerando. /Telegrafi/

Exit mobile version