Eliminimi i Gjestit mbrëmë (e hënë) nga Big Brother VIP Kosova ka befasuar të gjithë.
Ai ishte në një televotim kokë me kokë me Drilon Ramën, gjersa i dha fund kësaj aventure.
Dalja e tij ka ngjallur shumë reagime në rrjet, disa nga të cilët nuk u pajtuan me këtë.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe banori i edicionit të dytë të këtij spektakli, Ylli Dervishi.
“Në Kosovë kurrë nuk fiton më i miri”, u shpreh ai.
Gjesti duhet theksuar se ka qenë një nga lojtarët më të fortë brenda shtëpisë më të famshme.
Veç kësaj, u mësua se finalja e madhe do të mbahet më 24 janar. /Telegrafi/